Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje anëtarëve të aleancës të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, që të arrijnë objektivat, duke mbështetur kërkesën e vazhduar të presidentit Donald Trump për të rritur më shumë ndarjen e kostove.
“NATO-ja është një aleancë e fortë. Por që të mbetet një aleancë e fortë, NATO-ja duhet të jetë një aleancë e drejtë”, tha Stoltenberg në një takim në Kongresin amerikan.
“Në një botë ideale, nuk do të na duhej të harxhonim para për mbrojtjen. Por nuk jetojmë në një botë ideale”, vazhdoi ai.
“Aleatët europianë dhe Kanadaja, së bashku, kanë rritur buxhetet me 41 miliardë dollarë dhe pritet të arrijë në 100 miliardë në fund të vitit tjetër”, shtoi kreu i NATO-s.
/a.rada