65 refugjatë kanë hyrë në territorin shqiptar në dy ditët e fundit nga pika e kalimit kufitar të Kakavijë.
Ata janë ndaluar nga autoritetet shqiptare, dhe pasi u morën në pyetje u nisën në qendrën e pritjes në Tiranë.
Drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, deklaroi sot se fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.
Greqia dhe Shqipëria janë trampolina e dhjetëra mijëra emigranteve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për të udhëtuar drejt vendeve të tjera të BE-së.
/a.rada