Manchester United ka hyrë në garë për blerjen e mesfushorit të Atletico Madrid Saul Niguez.
Muajin e kaluar raportet pretendonin se Manchester City ishte shumë pranë transferimit të Saul, me Pep Guardiola që e sheh 24-vjeçarin si pasardhësin e Fernandinho-s.
Megjithatë, ESPN raporton se City tani interesohet për Rodri Hernandez, i cili luan përkrah Saul.
Kështu që Man United po përgatitet t’i bëjë një ofertë klubit spanjoll në verë pasi drejtuesit e shohin si një lojtar që do të përshtatej mirë në mesin e fushës me Pogba dhe Matic.
Pengesa më e madhe e klubit anglez është shifra që kërkon Atletico, aktualisht ajo është 150 milionë euro, e shkruar në një klauzolë të kontratës së lojtarit.
Unitet do të hyjë në merkato për një mesfushor qendror pasi pritet të largohet Ander Herrera në fund të sezonit. (Telesport)