Pas fjalës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputetja demokrate Rudina Hajdari tha se ka qëndruar në parlament për t’i thënë të gjitha kaheve politike se kanë bërë marrëveshje për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë duke mos bërë asnjë ndryshim për popullin shqiptar.
“Zoti Balla unë fola qartë, edhe ajo që po bëni ju, e para një herë ai komision i posacëm, nuk mund të vini të tregoni arsyet pse u mandatua. Komisionin e keni bërë me ata deputetë, nuk di cfarë keni folur me ta, dhe cfarë duan të bëjnë ata me atë reformë zgjedhore, Ky është një parlament i ri dhe ju duhet ta pranoni këtë realitet, të pranoni që do vijnë propozime të reja. Unë nuk kam ardhur këtu të respektoj rekomandimet e OSBE-së, vetëm! Unë kam qëndruar në këtë parlament, për t’ju thënë të gjitha kaheve politikë, që keni bërë marrëveshje me njëri tjetrin për të mbajtur njëri tjetrin në këmbë, për të mbajtur një pushtet që jeni të njëjtët njerëz në këtë parlament dhe nuk keni bërë asnjë ndryshim për popullin shqiptar”, u shpreh Hajdari.
/a.meta