Opozita do të protestojë sërish sot përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë. Në koherencë të plotë me zhvillimet e seancave plenare, opozitarët do të organizohen sërish sot përpara Parlamentit, ndërkohë që deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën e radhës plenare.
Organizimi i protestës do të jetë i njëjtë me atë të protestave të mëparshme, ndërkohë që mësohet se peshën kryesore do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së. Kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit.
Mësohet se Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri. Nga ana tjetër, edhe Policia ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës.
/a.meta