Kryeministri Edi Rama përjashtoi sot kategorikisht çdo mundësi, lidhur me ndonjë tryeze politike me opozitën, qe ka te beje me mandatin qe zgjedhesit i dhane PS ne zgjedhjet e 2017. Kjo duket se është qartazi një përgjigje për zërat neper koridoret e politikes jashte parlamentit se me ndërmjetësim po synohet ulja e palëve për një kompromis politik. Por, siç tha Rama, socialistët do e vijojnë mandatin e tyre deri në fund, duke u dhene nje pergjigje finale ketyre zerave.
“Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju sepse nuk na e keni dhënë mandatin që t’i japim pushtet Lulit”, deklaroi sot Rama.
/a.meta