Është proceduar penalisht kryetari i Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto. Bëhet e ditur se procedimi ndaj Vretos erdhi, pasi disa qytetarë sulmuan eskortën e kryeministrit Rama teksa ky i fundit do të mbante një takim me banorët e Librazhdit. Pak më parë në një postim në facebook, Vreto shkroi se qytetarët e lirë po thirren në polici dhe po kërcënohen.
“Demokrate dhe qytetare te lire te gjithe para policise se po kercenohen duke u therritur ne polici njerzit e pafajshem! Drogmeni ka urdheruar policine dhe po kerkohen demokratet dhe qytetaret e lire te paraqiten ne komisariatin e Librazhdit. Nuk na tremb o i mbaruar…“, shkruan Vreto.
/a.meta