Kishte pranuar dhurata dhe ndere, është zbuluar dhe ka dhënë dorëhqejen. Kjo ka ndodhur në Gjermani, me një nga presidentët më të fuqishëm në botën e futbollit, Reinhard Grindel, i cili ka përfunduar në shenjestrën e mediave gjermane, të cilat e kishin paralajmëruar këtë qëndrim të Grindel.
58-vjeçari kishte marrë 78 mijë euro gjatë periudhës së qëndrimit të tij në krye të qeverisë së futbollit gjerman nga DFB-Meiden, kompani e kontrolluar nga federata, por nuk e kishte deklaruar këtë shumë. Gjithshtu edhe një orë prej 6 mijë eurosh, dhuratë nga ana e kolegut të tij ukrainas Grigori Surkis nuk është deklauar nga Grindal.
Grindal ishte në krye të dëtyrës që prej 15 prillit të vitit 2016, ndërsa pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës edhe lënies jashtë skuadrës Kombëtare të tre lojtarëve të Bajern Mynihut, Myler, Humels dhe Boetang, ia lëkundën fuqishëm pozitat. Emri më i lakuar për të marrë vendin e tij është ai i Filip Lahm, ish-kapitenit të Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut.
/a.meta