Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli gjatë një interviste televizive ka folur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi ynë po punon fortë për hapjen e tyre.
“Shqipëria po punon fort për hapjen e negociatave në qershorin që vjen në BE. një nga kërkesat për hapjen e negociatave, ka qenë ajo për Reformën në Drejtësi ku është dhe në fokusin tonë dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj reforme.
Më tej, Kodheli ka folur edhe zgjedhjet lokale ku është shprehur se PS do të hyjë në zgjedhje së bashku me opozitën e re që ndodhet në Kuvend. Kodheli shprehu gatishmërinë se mazhoranca qeverisëse do t’i shkojë deri në fund miratimit të Reformës në Drejtësi.
“Ne do t’i shkojmë deri në fund Reformës në Drejtësi. Do t’i shtrijmë dorën deri në fund opozitës, por ne do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Do vazhdojmë të flasim dhe të veprojmë për reformat që i shërbejnë Shqipërisë. Kemi grupin në Kuvend që po krijohet. Ata janë legjitim po aq sa kanë qenë ata sipër listës”, – vijoi deputetja socialiste.
Duke u ndalur te kërkesat e opozitës dhe protestat, Kodheli theksoi se çdo opozitë kërkon zgjedhje të parakohshme që ne momentin që humbet votat.
/a.rada