Mehmet Kivilçim, qytetar i angazhuar në biznesin e turizmit në qytetin turk, Denizli, shkoi sot në qendrën e votimit me dy papagallët e tij.
Kivilçim, bashkë me papagallët Cafer dhe Aleks votoi në shkollën fillore ku gjendej qendra e tij e votimit.
Duke mbajtur papagallët mbi supe, ai i mundësoi njërit prej tyre hedhjen e votës në kutinë e votimit.
Disa qytetarë e shoqëruan votimin me fotografi.
Kivilçim tha për gazetarët se dëshironte gjallërimin e procesit të votimit.
”Në çdo vend shkoj me ta”, tha Kivilçim.
Turqia zhvillon sot zgjedhjet lokale.
/a.rada