Flet për herë të parë kandidati socialist që synon të zëvendësojë Qazim Sejdinin në Elbasan pas 3 mandatesh
Gledian Llataj, ditët e fundit është bërë emri më i dëgjuar. Ai tashmë është konfirmuar për të garuar nën siglën e PS-së për kryetar bashkie.
Edhe pse ende në pozicionin e Prefektit, LLataj na ka mundësuar një intervistë eksluzive për “TemA Javore”.
Edhe pse jo shumë i detajuar se çfarë premton për bashkinë e Elbasanit, Llataj zotohet se do të jetë një administrator i përgjegjshëm për komunitetin.
Edhe pse i shkëputur nga qyeteti ai rikthehet për të qenë qytetari i parë i Elbasanit.
Emërimi juaj si Prefekt është parë si promovim për të kandiduar si Kryetar i Bashkisë Elbasan?
Ju falenderoj për pyetjen. E vërteta është se gjatë tërë përvojës sime e kam menduar veten si një jurist, si një njeri i ligjit, si një njeri që admiron administratën publike, admiron shtetin, admiron logjikën e tij. Shikoni, mund të duket modesti e vjetëruar kjo që do të them, por unë emërimin si prefekt, e kam pare si një nga përgjegjësitë e rradhës. Padisktim që institucioni i prefektit është një tjetër peshë, një tjetër barrë. Unë pres nga vetja që jo vetëm duhet ta mbaj këtë peshë, por edhe ta çoj përpara. Padiskutim që falenderimi shkon për kryeministrin që e pati këtë besim.
Ndiheni “Prefekt” apo “Kryetari i Bashkisë”?
Krahasuar me përvojat e mia të mëparshme, ndryshimi është tek lloji i përgjigjësisë. Më besoni, çdo punonjës administrate merr mbi vete një peshë, një barrë, një përgjegjësi, dhe secili ka sfidat e veta për të tejkaluar. Por disa përgjegjësi kanë specifikat e veta. Përgjegjësitë me natyrë publike, për shembull, janë përgjegjësi më një lloj llogaridhënieje shumë specifike, është një llogaridhënie përpara njerëzve të zakonshëm, atyre që të njohin dhe të shohin çdo ditë.
Përgjegjësitë publike kanë sfida specifike, por, në këndvështrimin tim, sfida më e madhe e një përgjegjësie publike është në asnjë rast dhe në asnjë çast nuk e pranon vegjetimin, apo parazitizmin, i cili është një fenomen infektues tek sejcili prej nesh. Më besoni, unë nga njëra anë e quaj vetem një pasionant të administratës publike, por nga ana tjetër, unë e konsideroj veten në luftë të përditshme me vegjetimin insitucional, me përgjumjen institucionale. Ne nëpunësit e administratës publike e kemi një komoditet, një komoditet që ta krijon ajo zyra, apo që në qytetin tim, në Elbasan, i thonë “karrikja”, dhe me këtë komfort apo me vetëdorëzimin përpara këtij komforti, fillon edhe parakushti i infeksionit të vegjetimit administrativ.
Për të dalë tek pyetja juaj, e quaj vetem funksionar me përgjegjësi publike i cili llogaridhënien nuk e ka vetëm me ata që e kanë emëruar apo po që kryejnë “checks and balances”, por me një publik shumë më të gjërë. Si prefekt unë e prek këtë karakter publik të përgjegjësisë. Nëse do të kandidohem për kryetar bashkie, i vetmi ndryshim do të jetë masa e njerëzve që do ta rrisin presionin për këtë llogaridhënie publike.
Do kesh përgjegjshmëri maksimale ndaj komunitetit?
Në qytetin tim, në Elbasan, ju pëlqen të përdorin fjalën “sedër, “njeri me sedër”. Njëri nga kuptimet e kësaj fjale i referohet përgjegjshmërisë ndaj komunitetit.
Zakonisht puna e prefektëve nuk ka patur mbulim mediatik. Por ju si Prefekt jeni shumë i pranishëm në rrjetet sociale. Çfarë mendoni se janë sukseset e punës suaj në këtë pozicion?
Meqë po flasim për praninë në rrjetet sociale, po është e vërtetë, por nuk ka ndodhur aspak me ndonjë synim për të marketuar veten në tregun e publike si prefekti “star” apo prefekti “celebrity”. Përkundrazi, e vërteta është ajo që thashë më lart, e kam përdorur prezencën në rrjetet sociale si njërin nga instrumentet e llogaridhëniës publike, si një mundësi për të treguar se çfarë po ndodh, por edhe për të ushtruar një ndjeshmëri timen ndaj asaj që publikut i i jepet mundesia dhe lehtësia të komentojë, të shprehet dhe të më ndihmojnë në përmirësimin e punës, në përshtatjen e detyrave funksionale të cilat janë të përcaktuara me ligj, me një “feedback” të publikut të gjërë, i cili nëse shikohet në mënyrë selektive, të hap një horizont pritshmërie për atë që duhet të jetë hapi tjetër i punës tënde.
Për të qenë më i drejtpërdrejtë në pyetjen tuaj, përgjigja e shkurtër do të ishte: në këto pak muaj insiticioni i prefektit ka bërë shumë punë të mira, edhe përtej detyrave thjesht fuksionale. Më ka mbetur në mendje fjala e punonjësit më të vjetër që kam gjetur në këtë insitucion: ai, siç ndodh rëndom ishte spektik në emërimin tim. Pas shumë angazhimesh tona, një ditë më ftoi për kafe. “Të kam ftuar në kafe më tha për të të thënë faleminderit, faleminderit se kishim rënën në vegjetim, sa shpesh herë, në fund të muajit, na vinte zor kur merrnim rrogën, se na dukej sikur nuk e meritonim. Tani është ndryshe, tani edhe unë i vjetri po ndjehem i ri dhe vërtet vij me qejf në punë”. Ishte ky nëpunës me shumë përvojë dhe mençuri që më ka bërë të mendoj gjatë për luftën tonë të përditshme me vegjetimin, dhe që ka bërë që edhe unë ta avancoj konceptin për administratën publike si një instrumen dhe agjent shumë i rëndësishëm zhvillimi.
Pas paraqitjes suaj në Kongres, ka patur një kuriozitet për aspekte njerëzore të profilit tuaj. Si do ta përshkruanit veten tuaj në aspektin profesional?
Hëmm, pyetje e këndshme, edhe pse disi private. i njoh vetes disa cilësi, për shembull mundohem të gjej hapësira kohore për të admiruar artin, sidomos artin pamor. Një nga gjërat që më dhanë një gëzim prej fëmije kur organizuam “Ditët e hapura të Prefekturës në Mars 2019” ishte propozimi i një sipërmarrësi italian i cili i mbushi korridoret e asaj godine që ka një histrori arkitektonike rreth një-qind vjeçare dhe një arktekturë të periudhës së lavdishme të arktiekturës italiane, pra ky sipërmarrës e ktheu këtë godinë në një ekspozitë të përhershme të artit modern. Mund të duket e pabesueshme, por efekti i menjëhershem i pranisë së artit në një institucion zyrtar dha një efekt të menjëhershëm, nëpunësit dukeshin më efiçientë, por edhe unë fillova ta nis ditën e punës nëzyrë nëmënyrë shumëmë të paqtë.
“Errare umanum est” ka thënë Seneka, pra ne jemi njerez dhe jemi të gabueshëm. Por cilësia që i njoh vetes është mirënjohja. “Je mirënjohës për prindërit” mund të mendoni ju, “je mirënjohës për kryeministrin që të ka vlerësuar me detyra të rëndësishme” do thotë ndokush tjetër që e ngatërron mirënjohjen me ndonjë ves të jo dhe aq të panjohur ndër shqiptarët siç është dobësia apo servilizmi. E vërteta është së edhe pse kam patur eksperience jo të lehta në shërbimin publik, unë jam mirënjohës ndaj shumë njerëzve, vërtet shumë njerëzve, edhe ndaj atij të moshuarit që llustron këpucët, por bën këtë gjë me po aq dashuri sa edhe dinjitet, unë i jam mirënjohës edhe një njeriu që mund të më buzëqeshë në rrugë pa më njohur se kush jam. Po ti numëroja lista do të ishte e gjatë. Por në qytetin ku unë kam lindur, më kanë edukuar që mirënjohja duhet shpërmblyer vetëm me mirënjohje.
Tashmë jeni futur tek filtri i mirëfilltë i politikanit, besoj do hiqni dorë nga disa gjëra që deri më sot edhe i bënit?
Unë e di që bota e politikës, si gjithandej, është botë lufte për pushtet dhe territore influence, dhe në këtë sferë të ashpër, ndjesitë njerëzore, mirënjohja në veçanti, konsidorohet dobësi, madje disa e quajnë edhe një ves, siç është vesi i i duhanit apo i alkolit dhe nga të cilët duhet të heqësh dorë menjëherë. Unë jam i pregatitur që jeta në politikën aktive do të më kërkojë të heq dorë nga shumë gjëra, nga shumë dobësi, pasi vendimarrjet do të jenë të vështira dhe me shumë dilema morale, por unë kam bërë njëpremtim me veten time: nga “vesi” i mirënjohjes nuk do të heq dorë.
Po kohën e lirë si e kaloni, se ndoshta kur të bëheni kryetar edhe mund të ndryshojë?
Ju më pyesni për preferencat e kohës së lirë. Kohë të lirë kam gjithnjë e më pak, por preferenca ime kryesore, përveç kohës me familjen dhe prindërit, të cilët për mua janë shumë të çmuar, pra preferencat ime e kohës së lirë është të rri dhe të konsumoj biseda me miq të vjetër, nga ata të njohur që të duan për atë sesi të kanë njohur, dhe jo për postin. Me ata mundohem të gjej sa më shumë kohë cilësore.
Kur jeni me pushime çfarë frekuentoni?
Kur jam me pushime adhuroj galeritë e artit dhe dokumentarët, sa herë më jepet mundësia, planifikoj dokumentarin e rradhës, apo galerinë e rradhës. Kohët e fundit më është shtuar edhe njëtjetër pasion, njohja sa më e thellë dhe shkecore e historisë së lashtë të trevës së Elbasanit, të rizbuloj vendlindjen time. Rithmi në vendlindje është gjithmonë një përvojë cilësore, dhe besoj se jam nëmoshën e duhur për ta bërë. Më herët, energjitë rinore orientohen gjithmonë tek e ardhme, tek eksperiment, kur i afrohesh moshës së mesme, pasionet marrin një tjetër formë, maturohen. Pasioni për historinë e vendlindjes më ka çuar të eksursione leximi gjatë të cilave historia politike dhe antrpologjike kthehet në një mësuese shumë të dashur. /Nga Fernada Cenko
(TemA Javore)