Mauro Icardi u rikthye në stërvitje me Interin gjatë javës që po e lëmë pas.
Por edhe pse është në formë të mirë fizike, argjentinasi nuk është grumbulluar për sfidën ndaj Lazios.
Në mbledhjen e skuadrës ditën e premte, ka qenë trajneri Luciano Spalletti që i ka kërkuar Icardit të kërkojë falje para shokëve të ekipt.
“A ke diçka për t’i thënë skuadrës”, ishin fjalët që Spalletti ia tha Icardit.
“Unë tashmë kam folur me ty dhe kompaninë, kështu që nuk kam se çfarë të shtoj më shumë”, ishte përgjigja e Icardit sipas Corrierre Dello Sport.
Pasi argjentinasi refuzoi të kërkonte falje para bashkëlojtarëve të tij, Luciano Spalletti nuk e grumbulloi atë.
Gjesti i argjentinasit e ka tërbuar trajnerin italian që njihet si i rreptë ndaj lojtarëve kokëfortë.
Tani mediat në Itali shkruajnë se Icardi mund të mos luaj me Interin deri në fund të stinorit.
g.kosovari