Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë për zjarrvënie. I arrestuari është F.N. 46 vjeç, banues në Ballsh.
Sipas policisë, 46-vjeçari dje tokën e tij u ka vendosur zjarrin për të djegur disa shkurre, por flakët janë përhapur duke djegur një masiv pyjor, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm në pemë të llojit pisha dhe ullinj të një sipërfaqe prej një Ha.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë E.N. 14 vjeç, banues në Ballsh, pasi në vendin e quajtur “Kodra” në Lavdan duke djegur disa shkurre, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe është djegur rreth nje Ha tokë me ullinj, pemë të ndryshme dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr nga pakujdesia i pyjeve dhe masivit pyjor”. Në muajin e fundit janë regjistruar shumë zjarre në disa qarqe, ndërsa Drejtori i Emergjencave ka akuzuar se 99% janë të qëllimshme.
g.kosovari