Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) ka intensifikuar kontrollet në tregjet ushqimore, restorantet dhe fast-foodet, për t’i paraprirë rritjes së sigurisë ushqimore në prag të afrimit të sezonit veror, që shoqërohet fluks të lartë të turistëve, vizitorëve dhe rritje të konsumit ushqimor.
AKU bën të ditur se në fund të vitit 2018, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë depozituar 169 ankesa apo denoncime lidhur me mungesën e sigurisë ushqimore, raste për cilat AKU i marrë në shqyrtim dhe i ka ndjekur hap pas hapi nga gjoba, paralajmërime dhe bllokime aktivitetesh.
/a.meta