“Përshëndetje, unë jam Uğur. Jetoj në Turqi, e cila është pranë një prej zonave më të rrezikshme në botën moderne. Kontrasti i madh midis këtyre dy territoreve tregon dy botë të ndryshme për mua, dhe kjo më ka frymëzuar për këto krijime. Ju uroj një të ardhme paqësore”.
Ky është prezantimi i thjeshtë e modest që turku Ugur Gallen i ka bërë punës së tij, që ka pushtuar tashmë të gjithë internetin. Punimet janë një tregues i thellë i kontrasteve që ka kjo botë, por më shumë komente janë të tepërta. Foto flasin vetë. /a.meta