Në Kiev do të jetë një garë në tre fronte, ku ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko është një prej pretendenteve kryesore për kreun e shtetit. “Princesha e gazit”, siç njihet në Ukrainë, Yulia Tymoshenko do të ketë përballë në raundin e parë presidentin aktual Petro Poroshenko, si edhe aktorin komik, Volodimir Zelenski.
Zgjedhja e saj në krye të vendit shihet me skepticizëm nga Perëndimi dhe SHBA-ja, që e cilësojnë Tymoshenkon si një lidere pro-ruse, pas nënshkrimit të marrëveshjes së gazit me Moskën, në vitin 2009, me asokohe kryeministrin Vladimir Putin. Për këtë çështje Tymoshenko vuajti 3 vjet burgim.
E ashpër gara paraqitet edhe në Sllovaki, ku avokatja Zuzana Caputova shihet si kandidatja kryesore për t’u zgjedhur presidente. Nëse triumfon në zgjedhjet e së dielës, Caputova do të bëhet presidentja e parë grua e vendit.
Në fjalimin përmbyllës të fushatës, ajo citoi gazetarin investigativ Jan Kuciak, i ekzekutuar në një kohë kur po hetonte për një aferë korruptive të organeve shtetërore në Sllovaki. “Kuciak është një nga arsyet pse vendosa të kandidoj”, tha avokatja që pretendon presidencën.
/a.meta