Gjykata e Tiranës përfundon seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, për 7 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë. Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg”, dhe dy protestues, “Detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, për avokatët arrestimi është i paligjshëm dhe gjykata duhet të caktoj një masë me të butë. Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për ,Olsi Kasemi ,Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.
Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziton dyshimi se janë konsumuar. Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.
/a.meta