Përfundoi 1-0 në favor të gjirokastritëve sfida që hapi të shtunën e Kategorisë Superiore. Një gol i sulmuesit nga Kenia, Dunga, pak minuta para fundit të kohës së rregullt, vendosi fatet e takimit ndaj Skënderbeut, që për nga mënyra sesi rrodhi loja, Skënderbeu meritonte shumë më tepër se një humbje minimale.
Skuadra e Orges Shehit ishte më kërkuese përgjatë gjithë takimit edhe pse në pjesën e dytë Luftëtari e balancoi lojën. Në fundin e pjesës së parë traversa i tha jo golit të mbrojtësit Kaba Sambou pas një harkimi nga këndi. Në pjesën e dytë Shehi hodhi në fushë fillimisht Krasniqin dhe më pas Bregun por as prania në fushë e ishit të madh të kësaj sfide nuk ndryshoi dot rezultatin në favor të Skënderbeut.
Bregu në fakt i shkoi shumë afër golit por shtylla u mohoi festën korçarëve pas ekzekutimit perfekt të sulmuesit vlonjat. Atë që se bëri dot Skënderbeu e bëri ekipi i Ahmatajt në minutën e 88-të, me Aleksin që shfrytëzoi një top të gjatë duke i dhënë një asist perfekt sulmuesit Dunga, i cili realizoi një gol të rëndë, i dyti për të në këtë kampionat por më i rëndësishmi. Luftëtari mori një fitore jetike në garën për mbijetesë ndërsa Skënderbeu humbi një shans të shkëlqyer për t’u afruar me vendin e tretë.
/a.meta