Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka folur për krizën politike në vend.
Moisiu ka kritikuar indiferencën e Ilir Metës si president i vendit për të zgjidhur ngërçin e krijuar. Ai tha se Meta duhet të ndërhyjë, pasi kështu nuk mund të ecet përpara.
“Mendoj se presidenti aktual Ilir Meta duhet të ndërhyjë. Kështu nuk mund të ecet përpara.
Sesi e bën ndërhyrjen dhe tenton ta zgjidhë ngërçin politik, këtë e di presidenti Meta.
Klasa politike duhet të ndërgjegjësohet ”, tha ndër të tjera Alfred Moisiu, ish-president i vendit, citon TEma.