Kryeministri Edi Rama ka komentuar reagimet lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.
“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre”, shkruan Rama në Facebook teksa përcjell komentin e ministrit Gent Cakaj për këtë raport.