E pranon te gjithe gjendjen Voltana Ademi. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas ngjarjes së rëndë mëngjesin e sotëm në këtë qytet, që shënoi dy viktima ka reaguar ashper.
Pas ekzektutimit në atentat të dy vëllezërve Bilali, nga persona ende të paidentifikuar, Ademi ka kërkuar nga shteti të marrë të gjithë përgjegjësinë dhe të bëjë detyrën në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
“Shkodra vazhdon të lihen në mëshirën e larjes së hesapeve dhe të krimit. Situata duhet të tmerrojë kryeministrin dhe gjithe qeverinë”- ka thënë ajo, duke e cilësuar tejet shqetësuese situatën në këtë qytet. “Shteti duhet te marrë përgjegjësinë, qytetaret janë te tmerruar”- ka thënë ajo.