Opozita do t’i kthehet Bujqesise sipas krereve te saj.
Monika Kryemadhi ka treguar platformën nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vijnë në pushtet.
Teksa zhvilloi takime në disa ferma në zonën e Lushnjës në njësinë administrative Golem për të parë nga afër problematikat e fermerëve të zonës, ajo tha se bujqësia do të jetë në vëmendje të tyre.
Nuk dihen ende detaje nga plani i kryetares së LSI-së për bujqësinë, nëse do të jetë një platformë e re apo vazhdimi i asaj që nisi të implementojë ish ministri Edmond Panariti.
Ajo që të bën përshtypje sot në bujqësinë shqiptare, është mungesa e vizionit, është mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të ecur më përpara.
Ne duhet të bëjmë shumë.
Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin”, tha Kryemadhi.