Pas vizitës në nënstacionin elektrik të Ishmit, ndalesa e radhës e kryeministrit Rama ka qenë te një ndërmarrje me kapital Italian që ushtron veprimtarinë e saj në Xhafzotaj të Durrësit. Ndërmarrja në të cilën prodhohen nga kartopeceta për duart deri te çarçafët për hotelet ka një kapacitet prej 70 punonjësish.
Puna e kësaj sipërmarrje varet nga rritja e numrit të turistëve në vend dhe investimeve në këtë sektor.
Sipërmarrësi bën me dije se puna e tij është rritur si pasojë e rritjes së investimeve në turizëm.