Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka pranuar vëllain nga nëna që mohoi tre ditë më parë në studion e emisionit “Opinion” teksa zhvilloi një debat të ashpër me analistin Lorenc Vangjel.
“Po kam një vëlla që ka qenë në Angli. Ka ndërruar emrin se është në emigrim prej 21 vjetësh dhe ka marrë identitet kosovar për arsye dokumentacioni.
Eshtë shpifje dhe nuk ka punuar asnjëherë në Bashkinë e Tiranës, nuk ka asnjë të dënuar në familjen time.
Në këtë situatë unë do të isha personi i parë që do ta çoja para gjykatës.
Nuk ka akuza, nuk ka qenë i dënuar edhe është në punë të vet”, tha Salianji për emisionin “JAVA” në RTSH.
Ndërkohë tre ditë më parë Salianji mohoi kategorikisht të kishte një vëlla të dënuar më parë në Itali, teksa deklaroi se i vetmi vëlla që ka është student i Juridikut, por kjo nuk është e vërtetë.
Vëllai nga nëna i Salianjit quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.
Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin, babain e Salianjit, me të cilin ka dy djem.
Një nga djemtë është Ervin Salianji.
Djali i parë i mamasë së Salianjit, është Klodian Xhengo.
Për shkak se është i dënuar nga drejtësia në Europë, ai ka ndryshuar emrin në Alex Kaçani. (Javanews)