Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu referua gjatë Luftës Nacional Çlirimtare për të komentuar të tashmen politike që po kalon vendi.
Mesazhin e kishte ndërtuar mbi bazë anti tezash se cdo të thotë te jesh anti fashisht dhe europian.
Por thumbimi që shkoi direkt për opozitën ishte i qartë për braktisjen e mandateve.
“Të jesh antifashisht dhe Europian do të thotë ti përkushtohesh dhe ti nënshtrohesh verdiktit të protestuesve dhe të mos braktisësh pozicionin ku të ka vendosur vota e popullit.”
Ruçi theksoi se Partizanët dhanë jetën në emër të “mandatit” të popullit
“Ata ranë në emër të “mandatit” që i kishin caktuar vetes, si partizanë e çlirimtarë. Revokova këto episode për të kuptuar sa jetik është për demokracinë e Shqipërinë respektimi dhe sa shkatërrues është braktisja e mandateve të popullit.Ky është mësimi që vjen nga shqiptarët antifashistë dhe demokratë të vërtetë të çdo kohe.”
Ruçi ishte në përkujtim të 75 vjetorit të betejës së Kalasë së Margëlliçit, e konsideruar një nga episodet e lavdishme të luftës partizane kundër forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
g.kosovari