Gerard Pique ka “thumbuar” rivalët e Real Madridit duke krahasuar fitoren ndaj këtyre të fundit në Santiago Bernabeu me seksin me gruan e tij.
I ftuar në emisionin spanjoll “La Resistencia” 32-vjecari befasoi me përgjigjen e tij kur u pyet se sa herë kishte bërë seks muajin e kaluar
“Po ndeshjet në Bernabeu a përfshihen?”- u përgjigj Pique.
Reali i Madridit u eleminua nga Kupa e Mbretit pikërisht nga Barcelona ndërsa në kampionat janë 12 pikë pas katalanasve.
Pique zbuloi për mediat se argëtohet me gazetarët e Realit edhe në whatsupp, kryesisht me redaktorin Tomas Roncero.
“Ne kemi një grup whatsupp-i ku bëjnë pjesë të gjithë lojtarët por shpesh fusim në grup gazetarët e Realit si Tomas, i cojmë një “emoji” me derrkuc dhe e përjashtojmë menjëherë”.
g.kosovari