Ka nisur seanca dëgjimore në KPK për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi. Rivleresimi i Elezit do të bazohet në të tre kritere.“Jam i hapur deri në fund të procesit t’i pergjigjem të gjitha pyetjeve tuaja.”-mësohet të jetë shprehur ai gjatë seancës dëgjimore.
Seanca dëgjimore e Elezit do të drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Elezi ka nisur punën si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë nga 2003 e në vijim pa ndërprerje.
ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të sakte në përputhje me ligjin. Mësohet se ai ka burime financiare të ligjshme dhe nuk ka fshehje dhe deklarim të rreme, apo edhe konflikt interesi.
Pasuritë:
Elezi disponon një apartament banimi 124 m2 tek Komuna e Parisit blerë në shtator 2000 të blerë 40 mijë dollarë.
Ai disponon një zyrë 45 m2 në Durrës, blerë 60 mijë euro në2005. Apartament banimi 55 m2 blerë 30 mijë euro në 2005. Apartament banimi në Durres blerë në 2007 në vlerën 4 mln lekë.
/a.meta