Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se në dy muajt e parë të vitit 2019-të inflacioni ka pësuar rënie duke shkuar në nivelin rënie 1,8%, pavarësisht se siç, shtoi nuk është përmbushur objektivi që BSH ka pasur për 2019.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Sejko bëri të ditur ecurinë ekonomike.
“Gjatë 2-3 mujorëve të funit është ngadalësuar ritmi i rritjes ekonomike. Konsumi dhe investimet private kanë pësuar rritje në këtë periudhë. Eksportet kanë shënuar rritje në 3 mujorin e parë të vitit të shkur dhe ngadalësim në 2 muajt e parë të 2019”, vijoi Sejko.
Sipas tij, përmirësim ka pasur edhe në sektorin bankar, ku vërehet rrija e kreditimit. Po ashtu, ai theksoi se qëndrueshmëri paraqet edhe kursi i këmbimit.
Sejko tha ndër të tjera se do të mbetet e pandryshuar në nivelin 1%, norma bazë e interesit.
I pyetur nga gazetarët nëse kriza aktuale politike kishte ndikim në ekonomi, guvernatori tha se për momentin një gjë e tillë nuk është pasqyruar, por pranoi se “Cdo tension politik ka efekt në ekonomi”.
g.kosovari