Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në parlament ka folur dhe për protestën e opozitës, të cilën e ka quajtur si tubimi i punonjësve të bashkive të djathta, dhe që vjen vërdallë rrugëve për t’u mbledhur të PD, ku këndojnë himnin.
“Kur ata që sot për turpin e tre hodhën bojë të zezë në MB drejtonin ministrisë, e hodhën për ta filmuar dhe eksportuar, se nuk eksportojnë nëpër botë imazhet jombresëlënëse të një tufe të punonjësve të bashkive të Shkodrës, Lezhës, Kamzës, bashkë me Dashon e Lazaratit që mblidhen për të kënduar humbin kombëtare, pasi kanë ardhur vërdallë rrugëve por për të treguar një Shqipëri që e nxinë. Eksplozivi nëse nuk do të ishe një nga mjetet e shfrimit demokratik të PD-së të kthyer në grup endacak, që kërkon pushtetin, por nuk di sesi merret ndryshe, vecse me zgjedhje dhe duke mos e ditur këtë është fshehur në mes të ‘popullit’ duke kërkuar njerëz të dëshpëruar dhe të verbër, të rinj rrugëhumbur, që vendosin kapucin e xhupit në kokë dhe mësyjnë drejt policisë të inkurajuara nga muzika e filmit Skënderbeu dhe huri i flamurit të Kukësit, e kam fjalën për të vetmin Flamur për të cilin Kukësi nuk është krenar (Flamur Noka)” tha Rama.
Kryeministri theksoi se boja do të thithet menjëherë nga tregu ndërkombëtar i medias, ku nuk janë pak eurokadrinjtë që ngjajnë me kadrinjtë lokalë.
Rama ka vlerësuar ndryshimet në ligjin e vettingut për policinë e shtetit. Ai tha se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pasi të kalojë vetë në vetting do të kalojë trupën e policisë. “Ndryshimet reflektojnë një qasje më praktike dhe ngarkojnë SHCBA-në për ta çuar deri në fund procesin, pasi të kalojë e para” tha ai.
g.kosovari