Pas dy orë përplasjesh me forcat e rendit para Kuvendit të Shqipërisë, militantët e opozitës qëndruan për disa minuta para zyrës së Sandër Lleshajt.
Disa individë u panë teksa spërkatnin me bojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, pamje këto të transmetuara LIVE.
Ndërkohë që lidershipi i opozitës tashmë jo parlamentare, tregoi paqartësi në përfundim të protestës.
Duke përshkuar një itinerar të pakuptueshëm, qindra militantë kaluan para ETC për t’u kthyer sërish në krahun tjetër të Unazës. Ka qën Sali Berisha ai që arriti i pari në selinë blu, ndërsa më pas iu bashkuan edhe protestuesit me Bashën dhe Kryemadhin.
Sikurse në çdo përfundim proteste, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në oborrin e PD.
Ai tha se orët e qeverisë po numërohen mbrapsht falë protestave të jashtëzakonshme.
“Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët, le ta dëgjojë sot. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka! Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar” – tha Lulzim Basha.
Kreu i PD tha se qëndresa ka nisur dhe fitorja u takon qytetarëve.
“Ne nuk jemi këtu për pushtet dhe për pazare, por për t’i dhënë fund pazareve në kurriz të popullit” – tha sot Basha.
/javanews/a.rada