Sipas marrëveshjes së arritur, Lucas Hernandez do të shkojë te Bayern Munich dhe klubi bavarez do të paguajë në plot 80 milionë euro te Atletico Madrid për realizimin e transferimit.
Një shifër koj që e bën francezin 23-vjeçar, mbrojtësin më të kushtueshëm në historinë e futbollit. Lucas Hernandez thyen kështu për pak milionë më shumë rekordin e vendosur me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southampton te Liverpool në dhjetor të vitit 2017 për shumën e 78.8 milionë euro, referuar shifrave të publikuara nga “Transfermakt”.
Pas Lucas Hernandez dhe Virgil van Dijk, në listën e mbrojtësve më të shtrenjtë në histori vijnë katër blerjet e Manchester City, Laporte që u ble nga Atheltic për 65 milionë euro, Mendy 57.5 milionë nga Monaco, Stones 55.6 milionë nga Everton dhe Walker për 52.7 milionë nga Tottenham.