Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u zbulua se shpërndante kokainë të pastër.
I riu jetonte në vendin fqinj ndërsa kishte një vizë 3-mujore turistike.
Sipas autoriteteve italiane gjatë kësaj periudhe ai merrej me shitjen e drogës, 100 euro për 1 dozë.
Ai preferonte parkingun e një supermarketi në Farnesiana, ku priste klientët, pas takimit të lënë nëpërmjet WhatsApp-it.
Aty dorëzonte dozën përkatëse, vetëm 0.9 gram dhe më pas shkonte në shtëpi, një ndërtesë pranë parkingut.
Policët e kishin kuptuar për një kohë të gjatë atë që ndodhte tek parkingu dhe pas shumë vëzhgimesh, u hodhën në aksion natën e së hënës, duke bllokuar dy persona, shqiptari dhe një 49-vjeçar italian, klient i tij, i papunë dhe i varur nga droga.
/a.r