Pas Mustafa Nanos, një tjetër zë i rëndësishëm i opinionit publik ka shprehur mbështetjen për një mandat të dytë të Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës. Duke folur në emisionin “Top Show”, analisti Shpëtim Nazarko theksoi se Erion Veliaj do të ketë votën e tij në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Erioni është një kryetar bashkie elegant dhe ka bërë punë, duket dhe është e vërtetë. Në qoftë se ai e bën dhe mandatin e dytë, do të ketë edhe votën time. Kryetari i Bashkisë me reformën e re është praktikisht Kryetar i Komitetit Ekzekutiv. Do të thotë nuk është vetëm përgjegjës për qytetin e vet. Unë do t’i vija 10 me yll Erion Veliajt”, deklaroi Nazarko.
/a.meta