Të tjera detaje janë zbardhur për dy vëllezërit indianë, të cilët rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të pastrimit të parave.
‘BalkanWeb’ shkruan se dy vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria me 20 mars 2019 nga aeroporti i Rinasit me avion ‘Charter’
Gjithashtu pas kontrolleve të kryera është faktuar se Nitin Sandesara kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi me Charter me 3 mars, ndërsa Chetankumar kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi me një linjë që vinte nga Parisi me 1 nëntor 2018.
Gjykata në New Delhi ka miratuar kërkesën për ekstradim të bërë nga prokuroria, për dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.
Ata akuzohen për pastrim parash në shifra që kapin vlerën e rreth 725 milionë dollarëve.
/a.rada