Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake. Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak prokuroria nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë, ndërsa avokati i Tahirit, paralajmëroi se nëse vijojnë zvarritjet do të kërkojë gjykim të shkurtuar.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me volumin e dosjes së Tahirit, e cila përmban 53 fashikuj duke detyruar punonjësit që t’i transportojnë në seancën gjyqësore me ‘karrocë’. Ndërkohë që përpos ‘karrocës’ së mbushur plot, një punonjëse mbante në duar fashikuj të tjerë.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
/a.r