Porti Detar i Vlorës u vizitua sot sërish nga kroçera “La Belle De L’Adriatique” .
“158 turistët janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit”, bën të ditur porti i Vlorës.
Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë Apoloninë e Fierit dhe qytetin e Beratit.
Kroçera “La Belle De L’Adriatique” mbërriti për herë të parë këtë vit në portin e Vlorës me 183 turistë më 16 shkurt, ndërsa një tjetër vizitë ishte po në muajin shkurt me 141 turistë.
Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2018 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2017.
/a.rada