VIDEO, Përmbledhja e ndeshjes/Shqipëria mund Andorën 3-0

Shqiperia “merr frymë”! Kuqezinjtë rikthehen tek fitorja pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të eleminatoreve të Kampionatit Europian “Euro 2020” kundër Turqisë me rezultatin 0-2 në Shkodër që solli dhe shkarkimin e Kristian Panuçit

Nën drejtimin e dyshes Bulku-Mema, Shqipëria mori tre pikë në transfertë kundër modestëve të Andorrës me rezultatin e pastër 0-3.

Një fitore pa shkëlqim, por e vlefshme për situatën ku ndodhen kuqezinjtë, të cilët po kalonin një periudhë të errët rezultatesh.

Heroi i fitores së sotme ishte bomberi që luan në Zvicër me skuadrën e Luganos, Armando Sadiku, i cili shënoi në minutën e 21-të të pjesës së parë.

Sulmuesi 27-vjeçar përfitoi nga një gafë e portierit të Andorrës, i cili gaboi në largimin e topin që u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Sadiku që e dërgoi lehtësisht në fund të rrjetës.

Për të vulosur shifrat në 0-3 menduan Bekim Balaj që në të 87-tën i vetëm përballë portierit nuk e ka të vështirë të shënojë dhe Amir Abrashi te cilet i dhane nje sukses te merituar kuqezinjve.

Pas këtij suksese pritet tashmë të mësohet se kush do të jetë trajneri i ri  që do të udhëheqë Shqipërinë në ndeshjet e radhës të këtyre eleminatoreve.

Kliko KËTU për të parë raportin e plotë të ndeshjes dhe më poshtë golat në takimin Andorrë-Shqipëri. (TemA)

Goli i pare i shenuar nga Sadiku

Goli i dyte i shenuar nga Balaj

Goli i trete i shenuar nga Abrashi
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com