Këngëtarja Rozana Radi ka rrëfyer historinë se si ka vendosur të zmadhojë gjoksin.
Artistja ka folur hapur sesi e mori një vendim të tillë, duke thënë se operacionin e ka bërë në Shkup kur ishte adoleshente.
“Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: “Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë”.
Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me shoqëri me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me radhë dhe ndonjëra godet.
Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai.
Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vij, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje”, tha këngëtarja.(TemA)