Dhoma kombëtare e avokatisë ka vendosur ndërprerjen e shërbimit të avokatisë për tre ditë, të mërkurë, të enjte dhe të premte. Vendimi vjen pas atentatit ku mbeti i vrarë avokati Ravik Gurra. Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan, u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit. Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.
/a.meta