Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat.
Një 41-vjeçare nëna e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u varur në litar në një kasolle.
Vetëm 15 minuta para se të krytente vetëvrasjen ajo ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të kujdeseshin për fëmijët.
Ngjarja e rëndë ka dodhur në fshatin Molishit të rethit te Beratit.
Patrrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.
Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera.
Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.
g.kosovari