Rebani Jaupi është emëruar drejtor i Policisë së Tiranës.
Jaupi do të zëvendësojë në detyrë Kastriot Skënderaj.
Fillimisht pas lirimit të tij, u komandua Dhimitraq Ziu, ndërsa sot është emëruar Rebani Jaupi, i cili mbante postin e Zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit.
Kujtojme se vendimi për lirimin nga detyra të Skenderajt, erdhi nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe familjareve qe mbronin banesat e tyre nga Permbarimi ne zonen e ‘Petro Ninit’.
Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë. Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP. Ndërkohë që Kastriot Skënderi pas shkarkimit u emërua këshilltar i Drejtorit të Policisë së Shtetit.
g.kosovari