Pas dëshmisë në Prokurori, kreu i PD tha se çështja për të cilën ai u paraqit në organin e akuzës ka të bëjë vetëm me formularët e dorëzuar në KQZ, nëse janë plotësuar siçç duhet apo jo.
Duke iu referuar hetimit për lobimin në SHBA, Basha theksoi se në letërporosinë e kthyer nga SHBA dhe Skocia vërtetohet se PD nuk ka shkelur ligjin.
“Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ.
Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.
Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani.
I kam kërkuar prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura. PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj” deklaroi ai” – tha ai.