Lindjet çezariane në Shqipëri konsiderohen nga shumë nëna si mënyra më e lehtë për të sjellë në jetë një fëmijë.
Vetëm disa vite më parë, lindjet me operacion ishin në masën e 10-15%, edhe këto, raste të detyruara për shkaqe të ndryshme të shëndetit të nënës apo të fëmijës.
Ndërsa sot llogaritet se zënë më shumë se 40 % të lindjeve dhe zgjedhja është e nënës. Mjekët thonë se pavarësisht zhvillimit të teknikave operatore, çdo ndërhyrje mbart rreziqe. Mjekët konsultohen më nënën për mënyrën e lindjes, por vendimi i fundit i mbetet sërish asaj.
Nënat e reja zgjedhin mënyrën më të lehtë, më të shkurtër dhe me më pak vuajtje, pavarësisht rreziqeve dhe pasojave, por detyra e mjekëve është t’ua vënë në dukje ndryshimin mes dy lindjeve dhe efektin te nëna dhe fëmija.
/a.rada