Pas humbjes së djeshme me Turqinë dhe shkarkimit të tij, në rrjet ka plasur humor me Kristian Panuçin.
Por,po në rrjet ka pasur edhe polemika mes “kosovarëve” dhe shqiptarëve, pasi ndaj Etrit Berishës u hodh një shishe uji.
Gazetarë nga Kosova, i kanë kujtuar Berishës që e gjeti mirë, pasi nuk zgjodhi të luante për Kombëtaren e Kosovës.
Ndërsa Berat Buzhala, që zakonisht fut xixat e sherrit, ka provokuar, duke thënë se lojtarët e Kosovës janë të gjithë më të mirë se ata të Shqipërisë dhe se Kombëtarja shqiptare, është ndër më të dobëtat në europë.
“Nime nuk osht mire me u perzi ne pune te kojshive, ama nese e shkarkojne Panuccin vec hyn ne gjynah me to. Tyben piken e fajit nuk e ka djali. Me qata miell qe e ka ne magje, qaq buke mundet me gatu.
Pastaj, Redi Jupi thoshte qe prej Kosoves ‘ndoshta’ vec Milot Rashica do te kishte vend ne kombetaren e Shqiperise. Ne fakt aty nuk ka vend as per Rashicen.
Sido qe te jete Shqiperia eshte mire me u pergatite seriozisht per sfiden e radhes me Andorren. Nuk eshte qaq e lehte sa munden me e mendu. Me kete cfare pashe sonte, une nuk e besoj qe eshte ndonje ekip ne Evrope qe eshte i lehte per Shqiperine.
Paramendojeni: komentatoret e ndeshjes tash po e coptojne Panuccin, ama asnje fjale per fajtorin kryesor: Armando Duken. Arsyeja eshte e thjeshte: Me Duken jane aksionar ne media.
Madje eshte mjaft e shpifur qysh edhe tifozet e kerkojne koken e trajnerit, ama jo edhe te kryetrajnerit.
Heren e fundit kur ka fitu Shqiperia trajner osht kane Ballisti”, shkruan Buzhala.(TemA)