Rezart Veleshnja është aktori shumë i dashur i humorit që shikoni të aksidentuar në këto foto. Asgjë për t’u shqetësuar pasi bëhet fjalë për filmin më të fundit të regjisorit Fatmir Koçi. “Autostrada” është titulli i filmit që është në fazën e fundit të xhirimeve siç na tregojnë burime nga produksioni.
Krahas Rezartit bashkëprotagonist do të jetë edhe Bes Kallaku. Gjithashtu një emër që duhet përmendur është edhe Dritan Kastrati, aktor shqiptar rezident në Londër.
Filmi i zhanrit komedi e zezë pritet që të jetë gati për shfaqje në fillim të 2016. Interesante përzierja e një regjisori të angazhuar si Fatmir Koçi me emrat e humorit të së dielës.