Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar përmes një postimi në facebook të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së ‘Sulltan Novruzit’.
Në urimin e saj, bashkëngjitur fotos në Kryegjyshatën Botëtore të Bektashinjve, Spiropali uron për shqiptarët ditë të bardha e zemra të paqta.
“Zemra të paqta e ditë të bardha për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, në këtë ditë të shënuar të Sulltan Novruzit.”- shkruan Spiropali.
/g.kosovari