Duket se zv. kryeministri i Kosovës, Thaçi ka nisur që të ëndërrojë shijen e postit të Presidentit, pasi gjatë kthimit nga New York-u për në Prishtinë është fotografuar nga një pasagjer duke bërë një sy gjumë.
Udhëtimi i gjatë duket e ka lodhur edhe Thaçin, që njihet si një politikan me kondicion të mirë fizik dhe politik.
Më heret Thaçi kishte postuar në profilin e tij në Facebook një foto gjatë udhëtimit nga SHBA ku kishte shkruar se “… pjesa më e mirë e çdo udhëtimi – kthimi në shtëpi tek familja dhe bashkëbisedimi rrugës me diasporën tonë”.