Ndeshja e 8 tetorit mes Shqipërisë e Serbisë ka tërhequr vëmendjen e rrjetit prestigjioz amerikan ESPN.
Ai ka dërguar në Shqipëri grupin e parë të xhirimit, në përgatitjet e filmit dokumentar ‘Balkan Match’, ‘Ndeshja e Ballkanit’ që do të luhet në Elbasan Arena.
Në përgatitje do të jenë të angazhuara tetë grupe xhirimi, që do të pasqyrojnë përgatitjet për ndeshjen me serbët, por vëmendja kryesore do të jetë në atë që ndodh në fushë dhe tribuna.
Filmi dokumentar “Balkan Match” do të prezantohet fillimisht në kinematë amerikane, për t’u ndjekur më pas në të gjitha vendet e tjera.