Drejtues i Prokurorisë së Fier, Fatmir Lushi do t’i nënshtrohet Vetingut më 25 mars. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier.
Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine.
Subjekti i rivlerësimit Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier do t’i nënshtrohet Vetingut për tri kriteret klasike, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
/g.kosovari