Ka qenë Edi Paloka ai që e ka mbyllur protestën e sotme përmes një fjalimi në oborrin e selisë blu.
Ai falenderoi militantët edhe në emër të Lulzim Bashës, që ndodhet jashtë vendit në takime me partitë simotra.
“Mirënjohje për ju edhe nga ana e kryetarit Lulzim Basha që ndodhet në takime të rëndësishme.
Fitorja na pret, dhe nuk ka rrugë tjetër.
Nuk asnjë forcë ndal qytetarët për një demokraci të vërtetë.
Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit derisa demokracia të triumfojë” – tha Paloka.
/javanews/a.rada